Protesta/ Qytetarët dhe studentët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Prej 178 ditësh, qytetarët dhe studentët vijojnë qëndresën e tyre kundër qeverisë së Edi Ramës, duke kërkuar largimin e tij nga pushteti.

Edhe këtë mbrëmje, protesta nisi para Kryeministrisë, ku qytetarët shprehën vendosmërinë për të mos u tërhequr deri në dorëheqjen e kreut të qeverisë.

Pas tubimit para godinës së Kryeministrisë, protestuesit kanë marshuar në rrugët e Tiranës, duke përcjellë mesazhin se qëndresa do të vijojë dhe se kërkesa për largimin e Ramës nuk do të ndalet.

Me thirrjet kundër qeverisë, ata paralajmërojnë se 178 ditët e protestës janë vetëm dëshmi e vendosmërisë së tyre për të vijuar përballjen deri në realizimin e kërkesës.

About Redaksia

Check Also

Bozdo: 52% e forcimit të lekut është e pajustifikuar! Në 11 vite, 24 miliardë euro kanë hyrë në Shqipëri nga burime të paligjshme

‘52% e forcimit të lekut është e pajustifikuar’, deklaroi deputeti i PD-së, Eno Bozdo, gjatë …