Berisha: Është tragjik refuzimi i shtëpive botuese për të publikuar librin e Lelës për McGonigalin

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, është tragjik refuzimi i shtëpive botuese për të publikuar librin e Lelës për McGonigalin.

Ai u shpreh se, përrallat vulgare të Blushit çajnë ekranet, kurse këtë libër e injorojnë.

Berisha: Pra, ky njeri i korruptuar, i papërgjegjshëm, që mori detyra nga Edi Rama kur ishte në detyrë, që nuk mund t’i merrte kurrë, u dënua nga ligji amerikan dhe drejtësia amerikane dhe sot është në burg.

Por më duhet të them se ky është i vetmi nga McGonigalët që ndodhet në burg.

Madje ka ndodhur, është e hidhur shumë, kur një ambasadore e korruptuar që shkruante raportet siç i thoshte Edi Rama, u vu nën hetim, arriti të korruptojë edhe shefin.

Fatmirësisht ai u dënua me burg, por kjo mbeti e lirë.

Tragjike është tjetra.

Refuzimi, tërheqja e shtëpive botuese për të publikuar librin e Alfred Lelës.

Larva, larva njerëzore janë këta.

Këta janë skllevër të një regjimi të transfiguruar njëlloj si në diktaturën komuniste.

Dhe një ditë, po ua rrëfej këtu, më vjen në zyrë e më thotë, si t’ia bëj, nuk ma publikon njeri.

Ta publikosh vetë, i thashë. Ti ke një shtëpi botuese.

Po çfarë do të thotë kjo?

Ti e di shumë mirë, i thashë, libri do publikohet.

Dhe dëgjoni tani, dy libra për McGonigalin, dëgjoni për herë të parë, përrallat e Blushit për Tiranën çajnë të gjitha ekranet, të cilat janë absolutisht një deformim vulgar i historisë së këtij qyteti.

Por ato nuk kanë çmim.

Kjo ka një çmim, ndaj dhe nuk duhet publikuar, ndaj dhe nuk duhet përmendur, ndaj dhe studiot e injorojnë, ndaj dhe asnjë lajm nuk e japin.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edhe njëherë i them Edi Ramës se i fundit do të flasë sovrani! Ky regjim i ka kohërat e shkurtra

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës në prezantimin e librit, “McGonigal-Historia e agjentit të …