Berisha: Më 28 Nëntor të bashkohemi në protestën më të fuqishme qytetare për të nderuar flamurin

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë takimit me deputetët, tha se, më 28 Nëntor të bashkohemi në protestën më të fuqishme qytetare për të nderuar flamurin.

Berisha: Unë ju përgëzoj për angazhimin, për mbështetjen që u keni dhënë protestuesve qoftë në shesh, qoftë në komisariate ku janë trajtuar në mënyrën më çnjerëzore, por ne duhet të vazhdojmë.

Një me ta, sikundër do të bëjmë çdo përpjekje për realizimin e një bashkimi sa më të gjerë kundër këtij regjimi, kundër këtij rreziku ekzistencial, duke apeluar në ndërgjegjen e çdo politikani, aktivisti, qytetari.

A përbën rrezik ekzistencial ky njeri që në 10 vite e zvogëloi me 500 mijë minimumi banorë këtë komb? A përbën rrezik ekzistencial ky njeri i cili në 10 vite përmbysi çdo raport dhe sot kemi lindshmërinë që kishim 100 vite më parë?

Ndërkohë që këtë gjë, një gjëmë e vërtetë për Shqipërinë nuk i dëgjon në studio televizive se ato i kontrollon ai.

Dilte hajduti ministër, që të gjitha fondet i vjedh me të birin, i ka vjedhur me të birin kur ka qenë drejtor i rrugëve. I biri me kompaninë ndërkombëtare transporti dhe i ati drejtor i drejtorisë së transportit. Del ai dhe thotë, nuk kanë të drejtë ata, protestë para kryeministrisë thotë.

Herë e parë që dëgjoj një gjë të tillë, apo jo?

Çfarë do të thotë që ne duhet të mobilizohemi, të angazhohemi dhe ne nga protesta s’heqim dorë kurrë.

Por ne ftojmë të gjitha forcat politike me të cilat mund të kemi kundërshti nga më të mëdhatë, por asnjë prej tyre nuk janë rrezik ekzistencial.

Të bashkohemi kundër këtij rreziku ekzistencial dhe pastaj të votojnë shqiptarët të lirë për cilindo duan.

Por këta janë një bandë që kanë humbur çdo lloj norme morale e ligjore.

28 Nëntori është ditë feste, por është ditë kushtrimi. Shqiptarët, demokratet nga të katër anët e Shqipërisë të bashkohen me protestën më të fuqishme qytetare rinore për të nderuar flamurin kundër këtyre faqezinjve me 100 flamuj, që vetëm flamur kombëtar nuk kanë, që kanë llogaritë bankare dhe xhepat e tyre për flamuj.  Ndaj dhe duhet këto ditë që na ndajnë nga kjo datë e shënuar e historisë të bëjmë gjithçka për nderimin më të madh të flamurit duke i dhënë përgjigjet e merituara armikut të egër të flamurit dhe të qenies kombëtare, Padrinos dhe organizatës së tij kriminale.

About Redaksia

Check Also

Tabaku takon ministrin gjerman për Europën, në fokus anëtarësimi i Shqipërisë në BE

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, u takua me Gunther Krichbaum, ministër gjerman i Shtetit për …