Deputeti i PD, Edi Paloka analizoi përplasjet brenda PS-së. Për Palokën jo vetëm socialistët nuk e duan më por tashmë ka rënë dhe mbështetja ndërkombëtare që ai ka pasur.
“Është e vërtetë që në PS, në grup ka 10 – 15 deputetë që Rama nuk i mban me zinxhirët e florinjtë të korrupsionit me të cilët i ka lidhur deputetët e vet. Ata që kanë bërë biznese të pista i ka pasuruar por ndërkohë i ka në dorë për ti çuar pas hekurave kur do ai. Ajo që e tremb më shumë Ramën sot, edhe me këtë lëvizjen brenda partisë së tij është se Alex Soros duket se ia ka prerë biletën Ramës. Edhe grupi që e ka mbështetur ndërkombëtarisht duket se nuk e duan më në parti”- tha ai.
Paloka thotë se edhe mbështetësit e tij kryesorë nuk e duan më në krye të partisë dhe në momentin që Ramës do i shkelë këmba do të jenë këta të parët që do e braktisin.
“Rama i poshtëron, nuk ka marrëdhënie njerëzore me ata në parti. Rama gjithë kohën i poshtëron dhe i denigron. Të jesh i bindur që në momentin që Ramës do i shkasë këmba të parët që do ta shkelin do të jenë ata rrotull tij. Ata janë njerëzit që e urrejnë më shumë Ramën”, tha Paloka në “Kafe Shqeto” në syritv.
Gazeta RD