Zhupa: Shqiptarët nuk kanë rrugë tjetër! Më 28 nëntor të gjithë në shesh kundër kësaj qeverie!

Deputetja e PD, Ina Zhupa akuzoi mazhorancën në Kuvend për mungesë përgjegjësie lidhur me dhunën policore ndaj protestuesve. Gjatë fjalës së saj, Zhupa iu drejtua kryetarit të Kuvendit, duke e akuzuar për standarde të dyfishta në reagimin ndaj gjuhës së përdorur nga deputetët e mazhorancës dhe opozitës.

Deputetja demokrate ngriti shqetësimin për rastet e dhunës ndaj protestuesve dhe mungesën e ndëshkimit të punonjësve të policisë.

“Ju, zoti kryetar, i tërhoqët vëmendjen zotit Berisha për fjalorin, por nuk i dëgjuat fyerjet dhe sharjet që kreu i grupit parlamentar të PS-së i bëri kryetarit të PD-së. Ju ka kapluar turpi. Meqë zotit Balla i intereson ndonjëherë të përmendë eurodeputetët, po ia përmend dhe unë. Si ka mundësi sot që nuk keni një polic të vetëm të dënuar, të arrestuar?

Si ka mundësi që nuk gjendet se kush ia nxori syrin Erionit, apo kush e lidhi pas kangjellave Klevisin, apo kush ia çau kafkën Evës? Ju promovoni për sjellje heroike ministrin. Ju promovoni të keqen, ndaj shqiptarët nuk kanë rrugë tjetër, që të dalin në shesh dhe të kërkojnë lirinë e tyre. Më 28 Nëntor të gjithë në shesh, të gjithë kundër kësaj qeverie”, tha ajo.

About Redaksia

Check Also

“O Pelesh, dëgjon nga veshi i majtë?”, Korreshi: Po riktheni diktaturën me ligjin për tubimet!

Deputeti i PD, Saimir Korreshi kritikoi kryetarin e Parlamentit, Niko Peleshi i cili nuk reagoi …