Kushtetuesja legjitimon masat represive të qeverisë, pezullon gjobat 5 mijë lekë lë në fuqi gjobat 500 mijë lekë!

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar gjobat 5 mijë lekëshe për bllokimin e rrugëve gjatë pjesëmarrjeve në tubim, por, shumica e gjyqtarëve ka vendosur të mos cënojë Aktin Normativ të qeverisë së Edi Ramës, për pjesën ku gjobat arrijnë deri në 500 mijë lekë, për qytetarët që refuzojnë urdhërin e Policisë për të ndërprerë tubimet.

Vendimi është marrë këtë të Enjte, datë 26 nëntor 2026 me shumicë votash. Pak ditë më parë, disa grupime sociale kërkuan nga Gjykata Kushtetuese pezullimin e të gjithë Aktit Normativ të nxjerrë nga qeveria, i cili ashpërsonte ndjeshëm masat për pjesëmarrjen në protesta.

Gjashtë gjyqtarë kushtetues kanë pranuar vetëm pezullimin e pikës 2 të nenit 5 të Aktit Normativ, i cili bënte një ndryshim minimal në nenin 24 të ligjit për Tubimet.

Ndërsa dy gjyqtare në pakicë, Sonila Bejtja dhe Marsida Xhaferllari kanë votuar për pranimin e kërkesës dhe pezullimin e të gjithë nenit 1 dhe nenit 5 të Aktit Normativ, në të cilët përfshiheshin gjobat e larta dhe abuzive të parashikuara nga qeveria.

Mbi bazën e këtij vendimi, tashmë mbeten në fuqi pjesa më e madhe e gjobave për protestuesit.

Pas këtij vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Policia është e lirë që të aplikojë gjoba nga 10 mijë deri në 500 mijë lekë për pjesëmarrje në tubim të ndaluar, për mosbindje ndaj urdhërit të uniformave blu për ndërprerjen e tubimit, për largimin nga zona të caktuara apo për përdorimin e shenjave dhe simboleve që Policia i konsideron të papërshtatshme.

Image

 

About Redaksia

Check Also

Gjoni: Mijëra banorë të Lezhës në errësirë, ku është Europa që premtoni?

Deputeti i PD, Gjin Gjoni ka denoncuar mungesën e energjisë elektrike në disa fshatra të …