Berisha fton qytetarët: Nesër në shesh! Opozita është shumicë me distancë në Tiranë dhe Kamëz!

Në prag të protestës së 28 Nëntorit, lideri i opozitës, Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në shesh, ndërsa kërkoi konsolidimin e frontit opozitar për zgjedhjet e ardhshme lokale.

 Berisha deklaroi se, opozita ka epërsi të ndjeshme në Tiranë dhe Kamëz, duke deklaruar se Partia Demokratike është forca që ka shënuar rritjen më të madhe politike. Opozita është shumicë në Tiranë, shumicë me distancë në Tiranë. Shumicë me distancë në Kamëz.

Berisha: Janë zgjedhjet lokale përpara.

Opozita është shumicë në Tiranë, ju e keni parë, shumicë me distancë në Tiranë.

Shumicë me distancë në Kamëz.

Opozita duhet të bashkohet.

Dhe ne do bëjmë gjithçka si parti kryesore opozitare të mirëkuptohemi dhe të bashkëpunojmë me ta.

U bë një eksperiment. Pati armiq tanë, që menduan se pasi kishim qëndruar të pamposhtur në situatat më kafkiane, tani kujtuan se i erdhi koha për ta fshirë Partinë Demokratike dhe në vend se të luftonin Edi Ramën, hidhnin parulla kundër nesh.

Koha provoi se besonin një skenar serb.

Po skenari serb ishte krejt tjetër.

Koha provoi se në këtë periudhë, forca politike që është rritur më shumë se çdo forcë tjetër, është Partia Demokratike dhe kjo vetëm e vetëm për qëndrimet e saj të drejta, të ndershme, parimore që mbajti.

Ndaj dhe besimplotë në fitoren tonë dhe të opozitës shqiptare, në misionin tonë për shpëtimin e Shqipërisë, le të vazhdojmë në çdo përpjekje për ripërtëritjen e Partisë Demokratike, për bashkimin në të gjerë të mundshëm të opozitës shqiptare.

Nesër të shndërrojmë 28 Nëntorin në ditën e nderimit më të madh dhe historik të flamurit tonë kombëtar, flamur që në çdo qelizë të tij ka jetë të të rinjve, djemve, vajzave, burrave shqiptarë të rënë për liri.

Zoti e bekoftë flamurin tonë, zoti ju bekoftë ju, zoti e bekoftë Shqipërinë.

About Redaksia

Check Also

Studentja e Mjekësisë: Ne nuk jemi thjesht e ardhmja e Shqipërisë, ne jemi e tashmja e saj!

Studentja e Mjekësisë dhe anëtarja e Kryesisë së PD në Kamzë, Albana Gjika, ka bërë …