Deputeti i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, është plagosur ditën e sotme gjatë protestës së opozitës në Tiranë nga banda kriminale në policinë e shtetit.
Hoti është qëlluar me plumb gome nga efektivët e policisë, në momentin kur po i vinte në ndihmë një protestuesi që po dhunohej nga uniformat blu.
Pas plagosjes, deputeti është transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Traumës, ku ka marrë ndihmën mjekësore.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta nga Partia Demokratike, e cila e ka cilësuar sulmin si një akt të rëndë dhune ndaj një përfaqësuesi të opozitës.
Gazeta RD