Deputeti i Partisë Demokratike Kliti Hoti është qëlluar nga afër me plumb gome gjatë protestës së sotme.
Hoti ndodhet në Spitalin e Traumës, për të marrë mjekim.
Ndërkaq, ministri i Brendshëm Ervin Demo ka reaguar për ngjarjen.
Ai tha se ka kërkuar që efektivi që ka kryer veprimin të pezullohet. Edhe Policia e Shtetit deklaroi se polici është pezulluar dhe se ndaj tij ka nisur një hetim nga AMP-ja.
Efektivi që qëlloi me plumb gome deputetin demokrat është Ersild Alliu, raporton gazetarja Xhensila Kodra.
Policia e Shtetit sqaroi se efektivi Alliu nuk kishte urdhër, që të qëllonte me plumba gome.
Gazeta RD