Mbappe shkaktar i largimit të Neymar nga PSG?

Nuk ka paqe në shtëpinë e Paris Saint-Germainit. Pas vazhdimit të kontratës së Kylian Mbappes dhe largimit të Leonardos dhe Pochettinos, tash “tërmeti” i radhës quhet Neymar.

Në ditët e kaluara presidenti Nasser Al Khelaifi kishte folur për ndryshimin e politikës, duke i lënë anash transferimet multimilionëshe, në mënyrë që të llogarisë në të rinjtë e ekipit.

E tash duket se radhën për t’u larguar e ka Neymari, i cili është lojtari më i kushtueshëm në histori të futbollit.

Sipas mediumit spanjoll “El Pais”, PSG-ja ia ka komunikuar yllit brazilian vendimin për ta shitur atë gjatë kësaj vere, përcjell “Gazeta Express”.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, ishte Mbappe ai që e ka kërkuar largimin e “O Ney” pasi ylli francez nuk e ka vlerësuar sjelljen e brazilianit në stërvitje dhe faktin se ai lëndohet shpesh.

Prandaj, klubi nga “Parku i Princave” dëshiron të heq dorë nga ish-futbollisti i Santosit dhe i Barcelonës.

Klubi francez e di se nuk mund ta shesë një lojtar të tillë, i cili i merr 40 milionë euro rrogë vjetore dhe këtë do ta bëjë deri në vitin 2027.

Për këtë arsye, nuk përjashtohet mundësia e huazimit të tij dhe që klubi francez ta paguajë një pjesë të rrogës së tij.

Mbetet të shihet se kush dhe kur do të dalë një klub i interesuar për ta shfrytëzuar këtë mundësi për brazilianin. 

About Redaksia

Check Also

Granit Xhaka nominohet për “Top të Artë”

Granit Xhaka është nominuar për Top të Artë. Mesfushori me origjinë shqiptare, pas një viti …

Leave a Reply