Rama i zé rrugën Stoltenberg për të kapur Biden

Samiti i NATO-s në Madrid sot i dha Edi Ramës një rast për të mos u humbur. Kryeministri shqiptar shfrytëzoi dy momente për të biseduar me njeriun më të fuqishëm në tokë, Presidentin e Amerikës.

Ndryshe nga afrimi i dytë, afrimi i parë i Ramës me Xho Bajdenin nuk duket se bezdisi askënd, veçse vuri në pah hutimin karakteristik të kohëve të fundit, që presidenti i moshuar shfaq rregullisht.

Por teksa i afrohet për së dyti Bajdenit, pasi shkrepën foton zyrtare të samitit, Rama duket se e bezdisi shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg që ndodhej mes të dyve. Me një lëvizje dore dizaprovuese dhe një fytyrë të shtrembëruar, Stoltenberg i gjendur i tepërt mes të dyvi bëri dy hapa pas dhe iu bashkua kancelarit gjerman Olaf Scholz. ©LAPSI.AL

About Redaksia

Check Also

SHBA, masa ndaj terrorizimit të ekstremit të majtë/ Rubio kabllogram ambasadës amerikane në Tiranë

Departamenti i Shtetit u ka dërguar kabllogram diplomatik më shumë se 20 ambasadave amerikane, mes …

Leave a Reply