Korreshi ironizon Gjiknurin: Në jug na përzënë se nuk jemi “çuna Londre”

Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka prekur sërish krizën e bujqësisë si dhe rritjen e çmimeve të karburanteve në seancën e sotme plenare. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Korreshi tha se situata në bujqësi ka rënë aq shumë sa fshatarët po e blejnë qumshtin në qytet, pasi nuk kanë më lopë. Korreshi gjithashtu ka ironizuar fjalën Damian Gjiknurit në lidhje me ‘çunat e Londrës’, për të cilët tha ke frikë të shkosh në jug, pasi të përzënë para atyre.

“Hë e shkreta parti sa mbrapa është. Ne po hamë djathë me niseshte o të nderuar. Fshatari po blen qumësht në qytet, nuk ka më lopë. Ku janë këto subvencionet e famshme? Po nafta? Të gjithë ata të PS po e shesin naftën me 2 mijë lekë, këta të tjerët të shkretët s’kanë marrë pikë. Ky është realiteti. Sa mirë ju dolët e bëtë foto me shalqi para tre javësh. Shkoni pra sot e bëni ndonjë foto aty te tregu, se sa shitet shalqiri dhe a blihet. Sot duhet të keni guximin të shkoni, të shihni a u shit dhe a morën ndonjë kokërr leku ata të shkretët.

Gjatë javës na trumbetuat dhe për çunat e Londrës, po na vjen turp që kemi studiuar, kemi shqyer sytë e kemi ndryshuar 7 herë numrin e syzeve, i kishim rënë shkurt si çunat e Londrës, 2 milionë euro, ligjëruar. Ke frikë të shkosh në jug, se të thotë ti i shalqinjve dil këtej, se s’ke ardhur si çunat e Londrës. Ata me jahte, ne me gomordare zisi. Kjo është situata, turp të keni”, tha Korreshi.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply