Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Jozefina Topalli, deklaroi në takimin e Sali Berishës me gratë e LDGSH-së se në protestën e 7 korrikut duhet të bashkohemi kundër qeverisë. Sipas Topallit dy janë problemet kryesore në vend, emigrimi dhe fenomeni demokrafik i rritjes negative, që do të thotë numri i vdekjeve është më i lartë se ai i lindjeve. Teksa e quajti këtë situatë alarmante, Jozefina Topalli u shpreh se gratë nuk duhet të heshtin, të bashkohen më 7 korrik për të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve.
“Më 7 korrik besoj se një numër shumë i madh burash e grash, djem të rinj do vijnë të sfidojnë lirinë, prespektivën që secili kërkon t’ia japi fëmijës së vet. Ka shumë probleme, për mua personalisht dy janë më të rrezikshmet emigrimi, dhe fenomeni demokrafik i rritjes negative.
Numri i vdekjeve më i lartë se numri i lindjeve. Ky është alarm. Elon Mask për Japoninë, thotë se ai vend që ka rritje negative demografike s’ka të ardhme. Gruaja nuk mëkaton kurrë me heshtje dhe oportunizëm kur fjala është për familjen e saj”, tha Topalli.