Berisha: 7 korriku do jetë protesta më e madhe! Të rrëzojmë regjimin e Ramës!

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha foli gjatë takimit me anëtaret e forumit të gruas, edhe për protestën e thirrur më datë 7 korrik. Berisha tha se, protestat janë një domosdoshmëri për të rrëzuar regjimin monist të Edi Ramës.

Lideri demokrat tregoi edhe arsyen përse zgjodhi datën 7 korrik dhe jo të priste më shumë për të dalë në shesh. Arsyeja, tha Berisha, ishte që qytetarët të mos dëshpëroheshin më shumë nga keqqeverisja e Ramës. Për 7 korrikun, Berisha tha se do jetë protesta më e madhe që është organizuar ndonjëherë.

“Shpallëm datën 7 korrik si protestë kombëtare. E shpallëm këtë datë sepse konstatonim se pakënaqësia është shumë e madhe ndaj kësaj qeverie dhe në rast se do ta shtynim protestën për një kohë optimale, në fakt do thellohej dëshpërimi tek njerëzit.

Nuk e kemi të fshehur, por të hapur. Qëndrimi ynë, platforma jonë krahas parlamentit dhe formave të tjera do jetë protesta, protesta dhe vetëm protesta.

Protestën e datës 7 korrik e kemi preludin dhe do bëjmë gjithçka për një protestë më të madhen që mund të kemi organizuar. E kemi preludin e sezonit të protestave kundër regjimit monist të Edi Ramës”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ata janë “bashkë”…

Gëzim SEFERI 𝗥𝗮𝗺𝗮 𝗱𝗵𝗲 𝗕𝗲𝗿𝗶𝘀𝗵𝗮 𝗷𝗮𝗻𝗲̈ 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈! Këtë tani duhet ta dini si dielli që …

Leave a Reply