“Zyrtarët e korruptuar po fshehin paratë në llogari offshore”/ Deklarata e Ambasdorit Wendt dhe ajo e OSBE për Ramën

Ambasadori amerikan Wendt deklaroi dje nw SPAK mënyrat se si zyrtarët e korruptuar dhe grupet kriminale fshehin dhe transferojnë paratë e paligjshme përtej kufijve.

“Paraja kriminale nuk ndalon te kufijtë. Ajo lëviz nëpër banka, platforma të këmbimit të kriptomonedhave dhe kompani guackë, duke arritur shpesh deri në sistemin financiar amerikan. Trafikanti i drogës koordinon dërgesat përmes aplikacioneve të enkriptuara. Zyrtari i korruptuar fsheh ryshfetet në kuleta kriptomonedhash dhe llogari offshore. Pastruesi i parave transferon fonde përtej kufijve brenda sekondash”, deklaroi Wendt.

Ai theksoi se kriminelët kanë kaluar në platformat digjitale dhe se edhe institucionet e drejtësisë duhet të përdorin të njëjtat mjete për të ndjekur gjurmët e parave dhe për të siguruar prova që mund të përdoren në hetime dhe procese gjyqësore.

Ambasadori amerikan nënvizoi se korrupsioni dhe krimi i organizuar nuk janë vetëm një problem për Shqipërinë, por edhe për sigurinë dhe interesat ekonomike të Shteteve të Bashkuara.

Në vitin 2015, pas publikimit të pjesëve nga një raport i brendshëm i OSBE-së, u rikthyen në vëmendje raportimet se pasuria e Edi Ramës përllogaritej në rreth 200 milionë euro dhe se shuma dyshohej të ishte investuar në kompani offshore në SHBA. OSBE sqaroi se dokumenti ishte bazuar në raportime mediatike dhe nuk përbënte qëndrim zyrtar të organizatës.

About Krye Redaktor

Check Also

Kërkesa e Ambasadorit amerikan/ A do të marrë SPAK provat për zyrtarët e korruptuar dhe të inkrimunuar në SHBA?

Ambasadori amerikan në Tiranë, Eric Wendt, i kërkoi SPAK-ut të ndjekë gjurmët digjitale të krimit …