Berisha: Më shumë gra dhe vajza në primare për zgjedhjet vendore

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha vlerësoi rolin e grave në rithemelimin e PD. Gjatë një takimi në selinë blu me forumin e gruas, Berisha inkurajoi gratë dhe vajzat të bëhen pjesë e primareve për kandidatët e zgjedhjeve vendore, vitin e ardhshëm.

“PD duhet të arrijë sa më shpejt që rolin dhe vendin tuaj ta ketë në atë nivel, në atë pozicion që duhet. Një përparim është bërë në këtë proces, por këto janë vetëm hapat e parë. Jemi jo në objektivin që kemi, objektivi është natyral që kemi përcaktuar, barazia e plotë midis burrave dhe grave në këtë forcë. Kjo është jo vetëm në rrafshin moral një objektiv jetik për emancipim shoqëror, për zhvillimin dhe shpalosjen e të gjitha potencialeve tona, por kjo bëhet sot shumë më e rëndësishme sepse kemi të bëjmë me politika zyrtare të kriminalizimit të kësaj shoqërie.

Në disa takime që unë kam patur, shpreh keqardhjen se në rast se iu hedh një vështrim auditorëve tona, ato janë mashkullore në mënyrë krejtësisht të pamerituar. Dhe që këtu ne shprehim si PD angazhimin e madh. Por nga ana tjetër fitorja kalon vetëm nëpërmjet jush, ua them këtë me bindjen më të thellë. Fitorja kalon nëpërmjet zonës elektorale grua, vajzë. Kjo zonë elektorale është më e fuqishme në rrafshin elektoral se sa zona tjetër. Kjo zonë elektorale është më numerike, por është gjithashtu edhe shumë më aktive në fushatat zgjedhore. Ndaj pa asnjë diskutim, fitorja e PD e cila është jetike sot për fatet e shoqërisë shqiptare, kalon nga vajzat dhe gratë demokrate të Shqipërisë.

Ne jemi tani në prag të fushatës për zgjedhjet vendore. Më vjen mirë shumë se të parin, ose njeriu i parë që është paraqitur tek unë për të më shprehur dëshirën e vet për të kandiduar për bashkinë e qytetit të saj, ishte një zonjë. Pasi biseduam për problemet të cilat kishte më thotë se unë e kam ndërmend. I them, një fjalë standarde, që e kemi me primare. Pikërisht, më tha, nëse më përpara për një detyrë i thashë vetëm vëllait tim, do të loboj dhe do të fitoj. Ju ftoj të bëheni pjesë e garës së primareve dhe pastaj të garës për drejtues të bashkive dhe këshilltarë. Kam shumë dëshirë të shoh një numër sa më të madh vajzash dhe grash në detyra, të cilat janë absolutisht të përgjegjshme në detyrat e tyre”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Dokumentet/ Porti i Jahteve të Alabar në Durrës na ka kushtuar 415 mln € pa nisur ende

Nga Ola XAMA Kur qeveria dërgoi në Kuvend miratimin e projektit për ndërtimin e “Durrës Yacht …

Leave a Reply