Nga Edi PALOKA
Lloj-lloj lëtyrash të bie të njohësh në këtë botë… Sigurisht që do detyroheshin një ditë të dilnin hapur.
Sapo lexova njërin që paska thënë se protesta e 7 korrikut u organizoka nga Berisha jo kundër Ramës, po kundër Alibeut…!!!
Vetë Alibeu dje tha se nuk del në një protestë që i intereson Berishës…
Pra të protestosh kundër qeverisë e kundër Ramës, kur këtë po e kërkojnë i madh e i vogël, sipas lëtyrave, qenka në interes të Berishës!!!
Po të bësh thirrje që njerëzit të mos dalin në protestë kundër një qeverie që çdo ditë shton zullumin, në interes të kujt është?!
Sikur ta besosh me naivitetin më të madh si të vërtetë që protesta i shërbeka Berishës, atëherë si i bie që t’ju bëjmë thirrje shqiptarëve të mos protestojnë kundër kësaj qeverie?!
E këtë thirrje e bën në emër të “opozitës”…!!! Vetëm kur e ke shitur bythën e nuk ke nga e luan detyrohesh ta poshtërosh veten deri në këtë pike.
“Unë protestoj në parlament”- tha Alibeu duke bërë të qartë se nuk është thjesht kundër 7 korrikut, po kundër çdo proteste në rrugë.
Ja po e besojmë edhe këtë, se paska tjetër strategji Alibeu kundër qeverisë e jo rrugën. Po çfarë po proteston ti në parlament, duke bashkuar votat me Ramën për vetingun apo për të marrë Rama miliona euro borxhe që pastaj përfundojnë po në xhepat e tij dhe miqve të tij?
Të bëhesh pjesë e lojës së fëlliqur me gjoja reformat e Ramës, është të protestosh në parlament?!
Është turp e krim ndaj demokratëve e shqiptarëve. Jeni më të zinj se Rama!