90-vjeçarja e “inceneratorëve”: Më thanë firmos këtu, do të japim 60 mijë lekët që t’i ka Banka

Nuk e dinte që ishte ‘milionere’, por në emër të saj kryeheshin veprime me miliona euro.  

Historia e 90-vjeçares Haxhire Gurakuqi është në kufijtë e të pabesueshmes dhe njëherazi tregon se deri ku ka arritur afera e shekullit e inceneratorëve.

Në emër të çiftit të të moshuarve Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi janë kryer veprime me miliona euro dhe janë faturuar të ardhura nga inceneratorët në vlerën 5 mln euro.

Por e moshuara nuk di asgjë për këto.

Në një intervistë ekskluzive për Syri Tv, ajo tregon se jeton në azil pasi nuk ka shtëpi.

Ajo rrëfen se dy djem i kanë shkuar në azil, ku edhe jeton që prej dëmtimit të banesës nga tërmeti dhe i janë prezantuar si zyrtarë të Prokurorisë.

Ata i kanë dhënë disa dokumente për të firmosur, në këmbim të lirimit të kursimeve të saj prej 600 mijë lekësh të vjetra në bankë të cilat i ishin bllokuar.

Këtu duket se fillon skema e mashtrimit ndaj të moshuarës. Paratë, nuk dihet ku kanë shkuar.

“Më vijnë dy djem këtu, më thanë jemi të prokurorisë, kemi ardhur për punën e atyre lekëve që të kanë bllokuar. Më dhanë dokumente për të firmosur, i besova se thanë jemi të prokurorisë. Më thanë që do kisha mundësi të merrja paratë e mia.

Drejtori më bëri një shenjë, po unë e kuptova vonë. Ma bëri me dorë, që mos e firmos. Por unë e kisha firmosur. Ishin dy persona. Kam dyshime tani. Marrin pasaportat, japin lekët dhe marrin pasaportat.

E gjitha që më kanë bërë, është mashtrim, hajdutët. Pasi firmosa, as kursimet e mia nuk i mora dot. Zoti të marrë hak, jam në hallin tim”, thotë ajo për Syri Tv.

Marrtë hak Zoti!

90-vjeçarja  tregon se pranë një banke të nivelit të dytë i kanë thënë se është pronare e një biznesi në Laç, por që nuk ka paguar tatimet.

Si pasojë banka i ka bllokuar llogarinë e kursimeve, me vlerë 600 mijë lekë të vjetra.

Gurakuqi tregon nuk ka dijeni për milionat që kanë qarkulluar kompanitë e lidhura me inceneratorët, ndërsa shton të ardhurat e saj të vetme janë nga pensioni. 90-vjeçarja ka qenë nidhmës mjeke dhe për 35 vite ka punuar në shkollën e mesme të minierave.

“Të ardhurat e vetme të miat janë vetëm nga pensioni. Shkoj atje (në bankë) më gjen dokumentet ai, më thotë, ty t’i kanë bllokuar tatimet se je debitore. Ke biznes më tha në Laç e ku di unë, se di nga bie Lezha, s’kam shkuar kurrë. Unë kërkoja lekët e mia, 600 mijë lekë të vjetra, doja t’i merrja. Të paktën të paguaja 200 mijë. Kur më thanë, i thashë rrini rehat dhe mos u tallni me mua. Nuk jam bërë për t’u tallur, kam qenë strikte.

“Kompanitë që fliten nuk i kam dëgjuar ndonjëherë. Nuk njoh askënd, as ato çunat. Ku ta çoja unë në këtë moshë, pres ditën kur të vdes moj bijë.

Më vijnë dy djem këtu, më thanë jemi të prokurorisë, kemi ardhur për punën e atyre lekëve që të kanë bllokuar. Më dhanë dokumente për të firmosur, i besova se thanë jemi të prokurorisë. Më thanë që do kisha mundësi të merrja paratë e mia.

Drejtori më bëri një shenjë, po unë e kuptova vonë. Ma bëri me dorë, që mos e firmos. Por unë e kisha firmosur. Ishin dy persona. Kam dyshime tani. Marrin pasaportat, japin lekët dhe marrin pasaportat.

Unë kam qenë ndihmës mjeke, 35 vjet kam punuar në shkollën e mesme të minierave. E gjitha që më kanë bërë, është mashtrim, hajdutët. Pasi firmosa, as kursimet e mia nuk i mora dot. Zoti të marrë hak, jam në hallin tim”, tregon Haxhire Gurakuqi.

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply