Inxhinierët protestë para Kuvendit kundër nismës së Luljeta Bozos

Inxhinierët kanë dalë këtë të mërkurë në protestë kundër projektligjit të propozuar nga mazhoranca për Urdhrin e Inxhinierit dhe e kanë quajtur antikushtetues.

Deputetja e PS, Luljeta Bozo ka propozuar një projektligj, i cili po diskutohet në komisionet parlamentare për të shkuar më pas në Kuvend, Ky projektligj kërkon ngritjen e Urdhrit të Inxhinierit, siç është ai i Farmacistëve, Stomatologëve.

Sipas pr ligjit, me miratimin e tij, pas një viti të gjithë inxhinierëve aktualë u bie licenca dhe duhet të rilicencohen tek Urdhri i Inxhinierëve.

Në mbëshetjet të protestuesve ka dalë sot dhe deputeti i PD, Lefter Gështenja, i cili tha se opozita është e vendousr për ta rrëzuar këtë projektligj në Kuvend.

Gështenja tha se ai vjen në parlament si propozim i një deputeti por “s’është normale të shitet si propozim i një deputeti kur është e vërtetueshme se është nismë e qeverisë”.

“Me këtë projekt ligj kërkohet të kapet një ndër institucionet më të rëndësishme, licencimi i inxhinierëve të ndërtimit, një nga fushat prioritare të ekonomisë. Ky nuk është projektligj për Urdhrin e Inxhinierëve, por koncesion i pastër që i jepet një grupi njerëzish për të licencuar personat juridikë apo fizikë. Keqardhje që s’janë ndërgjegjësuar gjithë inxhinierët, nëse do e dinin çfarë i pret, nëse largqoftë miratohet ky projektligj, do ishin këtu”, tha Gështenja.

About Redaksia

Check Also

Tabaku: Të rinjtë në ballë të betejës për fushatën zgjedhore të 11 majit 2025

Partia Demokratike ka zhvilluar ditën e dytë të trajnimit të organizuar në bashkëpunim me Leadership …

Leave a Reply