500 mijë lekë për një varr, ky është drejtori i Veliajt që kërkonte para për “banesën e fundit”

Personi që shihni në foton e mëposhtme është Elidor Ndini, drejtori i varrezave të Tufinës i cili është arrestuar ditën e sotme pasi akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Operacioni i Prokurorisë së Tiranës çoi në burg për korrupsion e shpërdorim detyre Drejtorin e Agjencisë Eljodor Ndini dhe 3 punonjës të tjerë. Në pranga ranë edhe 4 persona që ishin pjesë e skemës. Dy të tjerë u proceduan në gjendje të lirë, ndërsa dy u shpallën në kërkim

Hetimi, që përfshiu edhe përgjime e vëzhgime, zbuloi edhe disa afera të tjera. Disa prej këtyre personave kanë mundësuar nxjerrjen e lejeve të ndërtimit dhe rindërtimit nga tërmeti kundrejt pagesës 200.000 lekë.

Ata merreshin edhe me nxjerrjen e certifikatave të pronësisë pranë Kadastrës, nxjerrjen e kredive të buta për strehimin në bashki apo nxjerrjen e certifikatave të vaksinimi kundrejt pagesës 30.000 lekë.

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply