Jo vetëm në Krujë, zjarret bëjnë namin edhe në Elbasan e Lezhë

Mbi 70 ha pyje shkrumbohen nga jarri në Krastë të Krujës

Riaktivizohet vatra e zjarrit në pyjet e Krastës së Krujës, duke e çuar në 70 hektarë, sipërfaqen e djegur të pyllit dhe hapësirës së gjelbër. Sot, mendohet se persona të paidentifikuar po vijojnë t’i vënë flakën kësaj zone të mbrojtur që prej ditës së djeshme.

Edhe pse zjarri u shua mbrëmjen e djeshme, ai është riaktivizuar serish në mesditën e sotme nga persona të pa identifikuar, të cilët i kanë vënë flakën në disa vatra, duke rrezikuar edhe jetën e zjarrfikësve, të cilët po përpiqeshin të shuanin zjarrin. Lidhur me zjarret, Ministria e Mbrojtjes ka sqaruar se fikja e zjarrit do të bëhet nga terreni, pasi nuk ka helikopterë që të përdoren për shuarjen e flakëve nga ajri. Ndërkohë një patrullë policie ka vajtur në vendngjarje dhe është vene në ndjekje të personave të dyshuar, të cilët mendohet të jenë ende në zonë.

3 vatra zjarri vetëm në Elbasan, digjen sipërfaqe të mëdha me ullinj

Një zjarr i nisur nga pakujdesia ka marrë përmasa të mëdha në fshatin Mjekes të Elbasanit, ku edhe janë djegur 1.5 hektarë ullinj. Për vënien nën kontroll të zjarrit janë angazhuar 10 efektivë zjarrfikës dhe 3 mjete. Ndërkohë që puna vazhdon për shuarjen e flakëve në fshatin Mjekës, një tjetër vatër u aktizua në një sipërfaqe me shkurre përreth ish-fabrikës së miellit në fshatin Hajdaran në Elbasan është përfshirë nga zjarri.

Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikëses vuri nën kontroll flakët e zjarrit, ndërsa dyshoet se e gjitha ka ndodhur pas djegies së plehrave nga një banor i zonës.  Çdo ditë në Elbasan regjistrohen 3-4 vatra zjarr, ku shumica e të cilave janë zjarre nga pakujdesia teksa fermerët djegin arat e tyre.

Reparti zjarrfikës bën apel për kujdes pasi temperaturat ekstreme dhe era favorizojnë përhapjen e flakëve me shpejtësi dhe pasojat mund të jenë shumë më të mëdha.

Digjen rreth 60 ha në Lezhë, tokë në dy vatra

Dy vatra të reja zjarri janë ndezur ditën e sotme në Lezhë. Mësohet se në fshatin Zejmen deri tani janë djegur rreth 10 hektarë me ullinj dhe vreshtari. Ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar dy zjarrfikëse për fikjen e zjarrit.

Ndërkohë që vatra e dytë e zjarrit është ndezur në fshatin Troshan. Mësohet se deri më tani janë djegur mbi 50 hektarë me ullinj e pemtari të tjera. Ndërkohë që për të shuar zjarrin për përveç zjarrfikësve janë futur edhe banorët e zonës me mjete rrethanore.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply