Studentja ekselente, Eva Metaj ne protestën para kryeministrisë deklaroi se qeveria e Ramës i ka shuar ëndrrat, dhe i ka ofruar vetëm mashtrime.
Metaj tha se ëndrrat i janë prerë në mes pasi qeveria e Ramës i përdor studentët për eksperiment.
Ajo theksoi se nuk ka festuar dot as diplomimin e saj ndërsa shtoi se qeveriset nga një kryeministër pa diplomë që i ka tradhtuar të gjithë shqiptarët.
“Kur nisa universitetin, mendova se nis koha e endrrave. E vetmja mundsi që mu ofrua është të dal në këtë shesh të protestoj.
Do festoja diplomimin tim, por nuk ndodh kjo, qeverisem nga një kryeministër pa diplomë. Sot mendoj të kthehem në vendlindje që është ndër më të varfërit, pasurinë e vetme që kishim, uzinën ,e shitën për skrap, lanë shumë të papunë.
Në Tiranë qiraja është e shtrenjtë, të largohem nga Shqipëria? Jam e zhgënjyer, e mashtruar, e tradhtuar nga kjo qeveri e cila na ka përdorur si eksperiment. Kjo qeveri ka marrë fund, na ka shumë borxhe”, tha studentja.
Gazeta RD