Vokshi: Nuk do të ndalemi deri në rrëzimin e qeverisë së Ramës!

Deputetja e PD, Albana Vokshi deklaroi nga protesta para kryeministrisë se nuk do të ndalemi deri në rrëzimin e qeverisë së Ramës.

Vokshi tha se Edi Rama ka instaluar një regjim në Shqipëri që duhet shkatërruar ndërsa shtoi se sot është një ditë e mirë për demokratët dhe një ditë e keqe për Edi Ramën.

“Kam nderin të jem zëri i mijëra grave e vajzave që ngrenë zërin kundër nënshtrimit ndaj një regjimi që mbjell frikë e dëshpërim. Qindra mijëra janë mbledhur këtu sot. Jemi njerëz të sakrificës, sakrifikojmë përditë për familjet tona.

E ngremë zërin pa patur frikë nga ky regjim që do të na mbyllë gojën. Sot është një ditë e mirë për demokracinë dhe një ditë e keqe për Edi Ramën dhe qeverinë e tij.

Rama nuk na gënjen dot, i themim që nuk na blen dot, largohu. Sot nisim një rrugë me një drejtim, përpara deri sa të largojmë kryeministrin më të keq e më të korruptuar.

Qeveria Rama është lukuni e babëzitur që nuk pyet për shqiptarët që jeton nën minimumin jetik. Babëzia e tyre nuk pyet për të rinjtë, nuk pyet për mijëra të papunë, nuk pyet për gratë kryefamiljare”, tha Vokshi.

About Redaksia

Check Also

Balluku ka një tjetër vepër penale të regjistruar/ Gazetarja: Do të bjerë bashkë me Ramën

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin Zonë e Lirë komentoi çështjen e Ballukut dhe …

Leave a Reply