FRPD Vlorë
Madhështia e Demokracisë është Madhështia e të Protestuarit !
E magjishme, e bekuar, si dritë shprese dhe besimi, ishte dita e djeshme, dita e Protestës së Madhe Kombëtare !
Një kor i madh shpirtrash të lirë shqiptarësh, të bashkuar në sheshin e lirisë, në sheshin e shqiptarisë, për të treguar se Sovrani është aty, përballe së keqes dhe tiranise së sektit në pushtet !
Si dritë shprese ishte Protesta !
Si bekimi më i madh i këtyre viteve !
Ishte si një mesazh hyjnor, për të treguar se shqiptarët, demokratët, njerëzit e ndershëm të këtij vendi janë plot frymë e ideale, në misionin hyjnor të shpëtimit të Demokracisë, të shpëtimit të Shqipërisë !
Protesta e djeshme ishte më shume se frymëzim, ishte ajo ç’ka një shoqëri di të bëj më mirë në momentet kritike të vendit!
Ishte një ndër ditët e bekuara të kalendarit historik të këtij vendi !
Nderime e Respekt për çdo misionar, për çdo protestues, për çdo qëndrestar , për çdo shqiptar që ishte dje në Sheshin e Lirisë !
Qofte e bekuar fillimi i ri per Shqiperine e shqiptaret !