Referuar protestës së 7 korrikut, “Forbes” shkruan se mijëra shqiptarë marshuan në Tiranë javën e kaluar, duke kërkuar që qeveria të jepte dorëheqjen për shkak të korrupsionit dhe rritjes masive së çmimeve të konsumit. Media amerikane i referohet edhe rritjes së normës së interesit nga Banka e Shqipërisë në 1.25%, ndërsa inflacioni zyrtar për muaj qershor ishte 6.7%. E njëjta gjë si në Sri Lanka, ku inflacioni arriti në 54.6% për muajin qershor ndërsa Banka qendrore rriti normat e interesit në 15.5%.
Kjo do të thotë se njerëzit në Sri Lanka po humbasin kursimet, ndërkohë që shlyerjet e borxhit janë rritur, duke ngarkuar buxhetet e familjeve.
Media amerikane shkruan se qeveria ka dështuar të mbajë nën fre borxhin e jashtëm dhe FMN-ja ka kërkuar që ajo të rrisë taksat dhe të luftojë korrupsionin si kusht për marrjen e një kredie për të shpëtuar vendin nga falimentimi.
Revista ‘Forbes’ i referohet edhe protestave në Argjentinë, Kenia, Panama, Ganë, Holandë, Belgjikë, Itali dhe Kinë, ku njerëzit nuk janë në gjendje të përballojnë çmimet e larta, koston e jetesës. Ndërsa shtron pyetjen, se a do të preket edhe SHBA si Sri Lanka edhe pse mbetet e fortë me të dhënat e punësimit që tregojnë një ekonomi të fortë? Media amerikane shkruan më tej se inflacioni i lartë mund të ushtrojë presion mbi buxhetet e familjeve dhe të çojë në protesta.