Berisha publikon videon: Keqtrajtimi i turistëve dhe mungesa e higjienës, në kulm!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një video ku pushuesit flasin për gjendjen skandaloze në plazhet tona. Berisha shkruan se, kjo qeverisje është bërë “sinonim i llumit”, duke iu referuar ndotjes së madhe të plazheve dhe mungesës së plotë të përgjegjësisë nga pushteti vendor përballë pushuesve vendas dhe të huaj që kanë ardhur në Shqipëri.

Turizmi i plehrave!

Miq,

Kjo qeverisje është bërë sinonim i llumit! Sezoni turistik në vend po ecën drejt pikut të tij, por standardet turistike lënë shumë për të dëshiruar.

Siç raportohet nga çdo destinacion turistik, abuzimet me çmimet, keqtrajtimi i turistëve të huaj, mungesa e organizimit si dhe pllakosja e mbeturinave dhe mungesës së higjienës kudo, kanë arritur pikën kulmore.

Ju ftoj të dëgjoni zërin e bashkatdhetarëve tanë që kanë ardhur në Shqipëri për të kaluar pushimet. #sb

About Redaksia

Check Also

Komisioni Europian paralajmëron Ramën/ “Te hiqet pa vonesë imuniteti i Ballukut, ligjet e reja…”

Nisma e kryeministrit Edi Rama për ndryshimet ligjore që lidhen me pezullimin e ministrave nga …

Leave a Reply