Banori: E paimagjinueshme si i prishën shtëpitë, ne nuk ishim të dëmtuar nga tërmeti

Kanë ardhur na i kanë prishur shtëpitë pa e ditur nga si as se si as ca do na japin, as çfarë do marrim as asgjë. Ishte diçka e paimagjinueshme mënyra si i kanë prishur, erdhën dhe thanë me filan datë do prishën shtëpitë,më prishën dhe biznesin. Pa asnjë lloj arsye, as dëmtim as asgjë.

Thonë që do ndërtohet për të pastrehët nga tërmeti, por të na prishin shtëpitë tona për të pastrehët e tërmetit. Ne nuk ishim të dëmtuar nga tërmeti, ne jemi djegur shumë, nuk di çfarë të them.

I kishim letrat të bëra, ato objekte janë bërë që në vitin 1999. Nuk na kanë afruar asgjë, as na kanë treguar ku do shkojmë. Ju kemi thënë kush jeni ju që po i prishni dhe na janë përgjigjur: Nuk kemi të drejtë të ju japim shpjegim.

About Redaksia

Check Also

Shifra dramatike/Rama ka shpenzuar 340 milionë euro vetëm për blerje karburanti

Genta VANGJELI Në vazhdën e denoncimeve, sot do të informojmë publikun për 342 mil euro …

Leave a Reply