Shtyrja e moratoriumit të gjuetisë me 5 vite të tjera, PD u bashkohet shoqatave për Gjueti dhe Konservim

• Shtyrja e moratoriumit të gjuetisë me 5 vite të tjera, Partia Demokratike u bashkohet shoqatave për Gjueti dhe Konservim, të cilat e denoncojnë si vendim krejtësisht abuziv

Deklarata e deputetit Luan Baçi

Mazhoranca socialiste ka kaluar në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, dhe do të sjellë në Kuvend, projektigjin për shtyrjen e moratoriumit të gjuetisë me 5 vite të tjera.

Kjo është hera e tretë që vendoset moraturimi, duke e çuar në 15 vjet ndalimin e gjuetisë në vend.

Partia Demokratike u bashkohet shoqatave për Gjueti dhe Konservim, të cilat na e kanë përcjellë këtë shqetësim, dhe e denoncon si krejtësisht abuziv moratoriumiun.

Ky ështe një rast i paprecedent, që ndodh vetëm në Shqipëri, duke shkelur hapur të drejtat e komuniteteve lokale.

Partia Demokratike do të ofrojë ekspertizën ligjore për të mbështetetur Federatën për Gjueti dhe Konservim, e cila do ta çojë ligjin në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.
Nuk është flora dhe fauna shqetësimi i qeverisë, që e aktivizon për herë të tretë moratoriumin anti-gjueti.

Është e njëjta qeveri që do të shpyllëzojë vendin;
e njëjta qeveri që nuk ndalon zjarrvëniet e qëllimshme në mijra hektarë pyje;
e njëjta qeveri që asetet e trashëgimisë kulturore i kthen në projekte biznesi me hekur e beton.
Aryeja ka të bëjë me të konsideruarit e Shqipërisë si çiflig ku lejohet të gjuajnë vetëm nomenklatura e partisë në pushtet.

Shprehim bindjen se moratoriumi nuk e ndalon gjuetinë, por i hap rrugë gjahut ilegal, i cili bëhet edhe më i dëmshëm për faunën e Shqipërisë.

Partia Demokratike do ta votojë kundër projektligjit dhe do t’i dalë zot komuniteteve të prekura nga politikat e mbrapshta të qeverisë.

About Redaksia

Check Also

Lubonja tregon çfarë po ndodh me protestën dhe se cili është qëllimi kryesor

Analisti Fatos Lubonja, ka folur nga protesta për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV. Ai …

Leave a Reply