Bushati: Basha e ka mbyllur kapitullin në PD, asnjë nga ne nuk është me të

Deputeti i Shkodrës, Helidon Bushati është shprehur në takimin e djeshëm pesë orësh që ky grup që nuk është rreshtuar pro Berishës duhet t’ia bëjë të qartë opinionit se nuk është duke bërë lojën për të rikthyer Lulzim Bashën.

Sipas tij Basha e ka mbyllur me dorëheqjen nga posti i kreut të PD-së.

Helidon Bushati: Padyshim pjesë e Partisë Demorkatike do duhet të jetë gjithkush që ka kontribuar dhe ka dhënë për këtë forcë potlike, madje e kemi hapjen nevoje urgjente.

Padyshim që ne si grup do duhet të jemi të hapur ndaj cdo demokrati, ndaj çdo kontribuesi në cdo nivel. Por një gje duhet ta themi qartë dhe të jemi të vendosur, e kjo është për të mirën e Partisë Demorkratike. Duhet të shkëputemi nga çdo sinjal dhe të jemi të qartë se askush nga ne nuk luan lojën apo është pro rikthimit të Lulzim Bashës, në krye të PD-së.

Padyshim ai ka kontribuar, do duhet të vazhdojë të jepje kontributin e tij, por kapitullin për drejtimin e saj e ka mbyll me dorëheqjen e tij. Në kushtet kur në opinionin publik perceptohemi me pa të drejtë si deputetë të Lulizm Bashes mendoj që secili nga ne duhet të shprehë qëndrimin e tij në lidhje me aspiratat për rikthim në krye të PD te Lulzim Bashes.

Grupi duhet të krijojë fizionominë e tij si grup dhe të fillojë një aksion të koordinuar politik kundër qeverisë dhe Ed Rames. Për këtë ka nevojë që të kalojmë nga një grup parlamentar që është pak a shume i sheshtë në një grup normal parlamentar, me sistem piramidal që të koordinojë dhe organizojë punën e grupit dhe aksionin politik.

About Redaksia2

Check Also

Pavarësisht se kush do jetë pas zgjedhjeve në Shtëpinë e Bardhë, nuk besoj kurrë se do pranojë të trashëgojë akte të mafies shqiptaro-amerikane

Kryetari i PD, Sali Berisha është pyetur nga qytetarët edhe për zgjedhjet në SHBA. Berisha …

Leave a Reply