Fjalori vulgar i Ramës/ Berisha: Përgëzoj Grida Dumën për përgjigjen e merituar që i dha

Në mënyrën më të padenjë, të turpshme, Edi Rama përdori çdo fjalor, që nuk mund ta përdorë kurrë një zyrtar para kamerave, në prani të një kolektiviteti, por në prani të askujt.
E bëri këtë për dy arsye. Së pari, për të mbuluar refuzimin e pranimit nga ana e tij të rezolutës për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë.

Vasali i Vuçiçit nuk guxon që të ngrejë çështje siç duhet. Aty ku preket Serbia. Ai e ka me borxh, me një gjuhë jashtëzakonisht të padenjë për një njeri normal. Me këtë rast e përgëzoj zonjën Grida Duma për përgjigjen e merituar që i dha. Shpreh mosaprovimin tim për qëndrimin e kryetares së parlamentit ndaj atyre zonjave, kur dëgjuan kreun e tyre të flasë si halabak. Që nuk kërkuan ndërprerjen e seancës dhe nxjerrjen e tij jashtë. Nuk shqipëroi një fjalë.

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …

Leave a Reply