Berisha dënon gjuhën e Ramës: E ka kthyer parlamentin në vasal të Serbisë

Në konferencë me gazetarët, Berisha tha se Rama përdori dje një gjuhë të papranueshme në seancën e djeshme për të larguar vëmendjen nga përgjegjësia e Serbisë. Ai dënoi gjuhën e kreut të qeverisë, ndërsa përgëzoi përgjigjen e deputetes së PD Grida Duma.

“Ai de fakto ishte parlamenti i një republike vasale të Serbisë. DJE Edi Rama paraqiti në parlament një rezolutë ku dënohet me të drejtë raporti i Dick Martyt por sikur është bërë publkike që nga viti 2011 deri më sot ky raport është i shkruar në masën 80% nga Vladimir Vuçeviç, prokuror në Serbi. Këtë e pohon vetë ai. Ky fakt dhe një fakt tjetër shumë i rëndësishëm.

Transplantin e organeve nuk e ka përmendur në gjykatën e Hagës as Millosheviçi. Kjo dëshmonte se ky ishte një fabrikim i shërbimeve serbe në mënyrë që duke akuzuar për një krim kundër njerëzimit, shkulja e organeve dhe shitja e tyre, me këtë akuzë stepeshin të tjerët dhe sit ë thuash shtonin çështjen e hetimit të problemit. Gjithçka ishte garantuar në Beograd. Ashtu si akuza se udhëheqësit e UÇK kanë drejtuar një organizatë kriminale.

Këtë gjë mund ta thotë vetëm Beogradi. Nuk ka asnjë logjikë dhe mundësi të krahasosh një ushtri çlirimtare me një organizatë terroriste. Edhe nëse janë kryer krime të dënueshme nuk mund të formulohet një akt akuzë e tillë. Por në mënyrën më të padenjë Edi Rama përdorin çdo fjalor që nuk mund ta përdorë kurrë një zyrtar para kamerave, në prani të një kolektiviteti por në prani edhe të askujt.

E bëri këtë për dy arsye. Për të mbuluar refuzimin nga a e tij të rezolutës për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë. Dhe për të njëjtin motiv, për të mos lidhur atë që kanë lidhur vetë serbët. Raportin e Dick Martyt me Beogradi. E përgëzoj zonjën Grida Duma për përgjigjen që i dha dhe të merituar. Shpreh mosaprovimin tim për kryetaren e parlamentit”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Tritoli në banesën e motrave Nikolli, vdes pas 3 muajsh fqinji 26-vjeçar

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës 26-vjeçari Enea Themollari. Ai mbeti i plagosur për shkak …

Leave a Reply