Nga Edi PALOKA
Me habisin disa qe ende nuk e kuptojne se nuk po goditet Berisha, po opozita.
E kam per naivet jo per ata qe kane mision shkatrrimin e opozites.
PD nuk filloi te sulmohej e anatemohej pas shpalljes se Berishes “non grata”. As mbeshtetja e hapur per Ramen nuk filloi pas shpalljes se Berishes “non grata”…E njejta situate paradoksale ka qene edhe per tete vitet qe kryetar ishte L.B; sulmohej opozita dhe mbeshtetej haptazi Rama megjithese vete DASH nuk ka lene akuze pa hedhur ndaj qeverise se tij.
(Se lexova dhe nje nga keta te L.B qe perseriste argumentat e dale boje se keto levizje kane qellim te largojne Ramen e te sjellin PD ne pushtet, po per kete fillimisht duhet te largohet Berisha e te vije L.B (kjo nenkuptohej). Ky kishte “harruar” vetem qe L.B kishte qene per tete vite kryetar…)
Si shpjegohet qe goditja e pare ndaj Berishes erdhi menjehere pas 25 prillit ne momentin kur PD shpalli se nuk do njihte masakren zgjedhore po do te fillonte betejen e ashper me Ramen?!
Si shpjegohet qe kjo tjetra vjen pas 7 korrikut?!
E ne te dy rastet ai qe e ben njoftimin eshte pikerisht Rama… Rama qe i eshte prishur keq “terezia” e nuk po le gje pa bere per te goditur Berishen e per te ripromovuar si “opozite” mekembesin e L.B.
Mos do na thoni qe edhe Rama po punon per te sjelle PD ne pushtet?!!!
Ja pra qe ata te cilet i kane iniciuar, financuar e kane lobuar per keto akte, nuk e bejne aspak per te ndihmuar opoziten, po per te mbrojtur ate qe po i tunden kembet.
Kaq e thjeshte eshte e verteta dhe po kaq i thjeshte eshte pozicionimi ndaj saj.