Nga Luçiano BOÇI
Marrja dje e detyrës, si akti final i emërimit të z. Begaj nga Rama si President, ngjan si një përsëritje e historisë.
Nën ethet e instalimit të diktaturës në 1946 E. Hoxhës i duhej në krye të shtetit një figurë e butë, pa kompetenca vendimmarrje dhe pa asnjë iniciativë.
Thjeshtë sa “për të ngrohur vendin”, ndërsa ai vetë të vazhdonte kursin e vrasjeve, internimeve dhe vendosjes së pushetit absolut.
Për këtë zgjodhi mjekun e angazhuar ushtarakisht në luftë, Omer Nishanin.
Mjeku i nderuar nuk la asnjë gjurmë si President. As nuk guxonte dhe as ishte i bindur se duhet të kundërshtonte Hoxhën në arrogancën e tij vrastare.
E njëjta gjë dhe sot. Për të vazhduar kursin e konsolidimkt të pushtetit të tij korruptiv dhe pse jo kriminal, Ramës i duhej një “burrë i urtë” “të cilit s’ke çfarë i shan”, por që kundërshtinë ndaj Ramës e ka Zero.
Për ironi të fatit dhe Begaj, sikurse Nishani është një mjek-ushtarak që pret të konsumojë kohën e moshës aktive si President.
Pas ‘46 Hoxha u tolerua nga të gjithë, kombëtarë e ndërkombëtarë dhe instaloi një sistem përbindësh.
Tolerimi sot ndaj Ramës është i pafalshëm, ndryshe historia do të na gjykojë.