Kreu i inceneratorëve bredh nëpër Tiranë, askush nuk e prek

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka denoncuar faktin që koka e inceneratorëve, Mirel Mërtiri nuk është i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas Këlliçit, Mërtiri në fakt lëviz i lirë nëpër Tiranë, duke vijuar punët e tij. ‘Nga informacionet e fundit që kemi marrë, rezulton se Mirel Mërtiri jo vetëm nuk është shpallur në kërkim ndërkombëtar, por lëviz lirshëm dhe vijon ‘punët’. Skemaxhiu i inceneratorëve mbrohet nga shteti si monument kulture. Drejtësia në gjumë! Qeveria, nga Rama tek Veliaj, e gjitha në shërbim të aferës. Deputetët dhe patronazhistët e PS të urdhëruar të mbrojnë inceneratorët në ekrane dhe rrjete sociale. Na rrofshin gratat!’, shkruan deputeti i PD-së, Belind Këlliçi në Facebook

About Redaksia2

Check Also

“Zjarri në Elbasan i qëllimshëm”/ Gazetari: Duan të fshehin 150 milion euro…

Gazetari, Enton Abilekaj, ka deklaruar se zjarri në Elbasan në një fushën e mbetjeve është …

Leave a Reply