Pse Rama e shkarkoi Arben Ahmetajn

Nga dita e sotme Arben Ahmetaj nuk do të jetë më pjesë e kabinetit qeveritar. Edhe pse kryeministri kishte kohë që ia kishte hequr shikimin zëvendësit të tij, ka pritur që të vinte presidenti i ri.

Shkak për këtë lëvizje ka qenë intriga e krijuar për shkak të çështjes së inceneratorëve nga Arben Ahmetaj, i cili ka furnizuar gjatë gjithë kohës me informacion LSI-në, duke krijuar kështu goditje poshtë brezit për Ramën dhe kabinetin e tij qeveritar. Nëse i referohemi deklaratave të Monika Kryemadhit, në akuzat që ka bërë për inceneratorët ka vënë në dukje se vetëm Ahmetaj është i pastër nga kjo histori, pasi sipas saj ka refuzuar të firmosë për koncesionin.

Kjo ka lënë dyshimet e forta se Ahmetaj ishte personi kyç i dhënies dhe keqpërdorimit të informacioneve për çështjen e inceneratorëve.

Prej disa kohësh Rama ka shmangur daljet me Ahmetajn, madje kur shkoi në Komisionin Hetimor për inceneratorët, ai as emrin nuk i përmendi, por iu tha deputetëve “këtu e kishit, ta kishit pyetur”.

Ky është rasti i dytë që Rama largon Ahmetajn nga qeveria. Para tre vitesh e largoi atë nga Ministria e Financave për shkak të intrigave që ai kishte krijuar në qeveri.

Ajo që pritet tani pas shkarkimit është, a do e kallëzojë Rama në SPAK?

Pak kohë më parë vetë kryeministri paralajmëroi se do të bënte kallëzim në SPAK për ata që kanë turpëruar PS.

“Do kallëzojmë në SPAK kryebashkiakë socialistë, turpëruan PS. Do kemi kallëzime edhe për figura të PS. Nga njësia anti korrupsion. Do kemi kallëzime në SPAK për kryetar bashkie të PS., Që kanë turpëruar PS dhe duhet ti kishte kapur më para drejtësia. Njësia anti korrupsion nuk bën punë e SPAK”, tha Rama.

Sic Vox News ka shkruar disa herë Ahmetaj ka firmosur për inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit.

Tashmë SPAK e ka dorën e lirë të thërras Ahmetajn si të pandehur.

Ndërsa Ahmetaj e ka mundësinë që të mbrohet politikisht dhe të bëhet pjesë e konventën së LSI që do të mbahet sot pasdite.

About Redaksia2

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply