Meta-Ramës: Hiq urgjentisht nga doganat bandën e patronazhistëve

Ish-presidenti Ilir Meta ka dalë në konferencën e parë të Partisë së Lirisë, një ditë pasi Lëvizja Socialiste për Integrim ndryshoi emrin. Meta ka bërë një thirrje ndaj kryeministrit Edi Rama duke i kërkuar që të shkarkonte nga doganat shqiptare atë që ai e konsideroi si “banda e patronazhistëve”. Ish-presidenti tha se me anë të shpërdorimit të detyrës dhe të punësimit nepotik në dogana, të ardhurat e vendit ishin shumë më të ulëta në krahasim me vendet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Qytetarët shqiptarë ishin ata që u mbështetën më pak nga qeveria gjatë krizave të kaluara, si gjatë pandemisë ashtu edhe gjatë krizës së rritjes së cmimeve. Ajo që është edhe më e qartë dhe e papranueshme është se qeveria vijon të paguajë dhjetëra miliona euro për aferën e inceneratorëve. Vazhdon të marrë borxhe për të mbështetur oligarkët me të cilët është e lidhur. Kjo situatë provohet edhe nga skandalet më të fundit siç janë edhe doganat shqiptare. Drejtimi i doganave nga kontrabandistë, nepotizimi për vendet e punës, tregon qartë se çdo sektor i qeverisjes është kthyer në sektor abuzimi. Prandaj dua t’i bëj thirrje Ramës të heqë urgjentisht nga doganat gjithë bandën e patronazhistëve. Situata në dogana është edhe më e rëndë. Të ardhurat janë më pak se në çdo vend tjetër në Ballkanin Perëndimor. Janë 20% më pak se në Maqedoninë e Veriut. Kjo qeveri ua bën qytetarëve edhe më të pashpresë të ardhmen në këtë vend.”, tha Meta.

Tani si kryetar i një partie opozitare, Meta ngriti shqetësimin për situatën ekonomike në vend, duke sjellë në vëmendje raportet.

About Redaksia2

Check Also

Dosja që do të çojë Ramën në qeli!

Një protestues gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë tha se, libri “Albanian Files”, do të jetë …

Leave a Reply