Lubonja: Rama ka prirje të ketë gjithnjë njerëz sa më të nënshtruar…

Analisti Fatos Lubonja, në News 24 ka folur në lidhje me skandalin e denoncuar nga mediat mbi emërimet nepotike në dogana nga drejtoi Genti Gazheli. Lubonja u shpreh se, fakti që kryeministri Rama e mori në mbrojtje aferën, nuk është një rast sporadik sepse ka ndodhur edhe më parë.

“Nuk është hera e parë që ndodh. Ajo që është e frikshme është që nga të gjithë denoncimet, është krijuar një klimë që çdo kush që ka një çelës zyre një ofiq, duket sikur e përdor vetëm për interesat e veta kundër interesit të shumicë, duke nisur që nga kryeministri. Ramës i intereson t’i mbështesë. Do të thuash hoqi Ahmetajn. Kjo është provë edhe për SPAK-un. Kemi kaq kohë që denoncojmë, si afera e rrugës së Astirit, hoqi një atëherë sa për tu dukur dhe u rikthye. Iku drejtori i ARRSH dhe Gjiknuri e pastaj më duket u vu Balluku.

Këta ndërrohen sërish. Rama ka prirje të ketë gjithnjë njerëz sa më të besuar, nënshtruar, kontrolluar, adhurues të tij. Kjo ndikon edhe që hiqen disa. Edhe shoku Enver të besuar i kishte dhe i dërgonte në burg. Mekanizmat psiqike të njerëzve të tillë paranojake janë të njëjta”, u shpreh ai.

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply