Sot i shtohet një tjetër rekord Shqipërisë përveç atij të shpopullimit

Nga Alba KEPI

Për herë të parë pas dy vitesh, Shqipëria renditet mes vendeve me numrin me të larte nga ku minorenë shqiptarë emigrantë pa prindër, mbërrijnë në Itali për të kërkuar strehim, ndihmë ekonomike e shpresë.

Raporti mujor i Ministrisë së Cështjeve Sociale e Punës në Itali ka renditur numrin e shqiptarëve minorenë emigrantë të pashoqëruar, në vend të tretë pas atyre që mbërrijnë nga Ukraina, numri më i madh i të cilëvë janë nga jetimoret e shkatërruara nga bombardimet e fëmijë me prindër të vrarë nga lufta, e pas atyre egjiptianë.

Vetëm brenda një muaji, në Itali kanë hyrë 48 fëmijë adoleshentë, minorenë shqiptarë , që prindërit i shoqëruan deri në kufi, o fshehurazi deri në kthesën e fundit para portës së Komisariatit të Policisë.

Përballë asistencit social e policit me sytë e pabesueshëm nga cpo degjonte, në gjuhën shqipe thonë; dua vec të punoj e të ndihmoj prindërit!”

1302 shqiptarë minorenë pa prindër janë në ngarkim të shtetit italian sipas të dhënave të përditësuar zyrtarizht deri në 30 qershor 2022.

Shifra alarmuese në rritje brenda 30 ditësh që rrëfejnë dramën e familjeve shqiptare që kanë pritur që fëmijët e tyre të mbarojnë vitin shkollor e me një cantë shpine i shoqërojnë jashtë kuffirit e ndoshta u thonë; “Biri im mendo për veten, këtu nuk ka më shpresë.”

Apo dhe bija ime, se Shqipëria është dhe vendi i prejardhjes së numrit më të lartë të emigrantëve minorene pa prindër në Itali, pas atyre ukrainase e nga Bregu i Fildishtë.

Emigrantë minorenë shqiptarë vajza o djem renditen në Itali para atyre nga Afganistani, Pakistani, Eritrea, Bangaldeshi etj etj.

Sa e vështirë, aq e lehtë është ta shpjegosh se Shqipëria. vendi që sapo ka festuar nisjen e procesit të hapjes së negociatave në BE, e që sot ka dyfishuar numrin e qytetarëve që e braktisin cdo vit, është e njëjtë me historinë e një djali 16 vjecar shqiptar që u “braktis” në austradën A14 me drejtim të Triestes, e që rrëfen gënjeshtra e të vërteta para fircave te rendit.

Gënjeshtra e tij nis kur thotë se prindërit e dhunonin dhe e vështirë ta besosh që këta prindër të dhunshëm e shoqëruan me automjetin e tyre deri në kufi për të braktisur aty.

Gënjeshtra e tij është frika se nëse rrëfen të vërtetën do ta kthejnë pas kufirit në Shqipëri e që e zbardh me pak fjal në shqip; Dua vec të punoj e të ndihmoj prindërit!

Një dëshpërim dramatik i detyron pridnërit të marrin një udhëtim të tillë e të braktisin fëmijën e tyre në prag kufiri.

Gënjeshtra e fëmijës është e vështirë t’ia argumentosh të huajve dhe e njëjt lë me reportazhet mbi Shqipërinë në kronikat turistike e ato politike përtej kufijve, ku hfaqet si vendi i boom-it e zhvillmit ekonomik, prodhon drama të tilla.

E vërteta e 16 vjecarit drejt Triestes është se një nga shumë fëmijët që ka cuar Shqipërinë sot në top 3 vendet e para të numrit më të lartë të emigrantëve minorenë në Itali e motivi kryesor i të cilëve është varfëria.

E është e njëjta e vërtetë si ajo e Shqipërisë që sot është cdo ditë e më e varfër e se pushteti që krijon lehtësira e favore për trafikantë “emigrantë” 2 milionca euro, nuk ka politika e mundësi për të ndihmuar të rinjtë e familjet e tyre.

Sot pra, ditës së 25 të korrikut 2022 i shtohet një tjetër rekord përvec atij të dyfishimit të shpopullimit vjetor të Shqipërisë.

Shqipëria po humbet fëmijët e fëmijët familjet!
C’ka bëjnë më shumë pushtuesit?

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …

Leave a Reply