Kur dinjiteti e gjen rrugën…

Nga Iva V.GRILLO

Lidhjet ekonomike, historike e shpirtërore të Republikës së Irlandës dhe USA janë shumë të fuqishme e shkojnë pas me qindra vite, paçka se nuk i kanë vënë akoma ndonjë emër a vulë të tipit: “partnerë strategjikë”…

Gjithsesi, pozicionimi i popullit Irlandez por dhe i institucioneve të Irlandës për konfliktin në Lindjen e Mesme e krizën humanitare në Gaza ka qënë i qartë e paekuivok: kërkohet prej kohësh një zgjidhje e drejtë në Gazë, nëpërmjet negociatave dhe duke dënuar nismat ushtarake e hapjen e fronteve të reja të konflikteve në rajon.

Kjo ka krijuar gjatë këtyre viteve edhe ndonjë situatë të tensionuar të disa aktorëve politikë midis dy vendeve.

Presidentja e Irlandës Connolly ka qënë një kritike e zëshme e politikave të Presidentit Trump të viteve të fundit në menaxhimin e krizës në Lindjen e Mesme duke theksuar se sentimentet e popullit irlandez janë kundër luftës në përgjithësi dhe në mbështetje të viktimave të shkaktuara nga lufta e kriza humanitare.

Në vizitën e djeshme të Presidentit Trump në Irlande, Presidentja Irlandeze Connolly e priti Presidentin Trump me nderime, sic e kërkon protolli zyrtar.

Por ajo e gjeti mënyrën që në respekt të dinjitetit të postit që mban por mbi të gjitha në respekt të sentimenteve të popullit që përfaqëson, të ritheksonte pritshmëritë për humanizëm, integritet dhe koherencë në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Në fund, dhurata që i dha Presidentit Trump, ishte një përmbledhje poemash nga poeti i shquar Irlandez, Michael Longley në krye të së cilave ishte: “Armëpushim” (Ceasefire)-një nga poemat më të famshme të Longley-t e shkruar në kohën kur bëheshin diskutimet e paqes për Irlandën e Veriut.

Në mënyrë metaforike poeti tregon udhetimin emocional ku Akilit gjaknxehtë të ushtrisë greke e Mbretit Priam të Trojës të dërrmuar nga humbja e të birit Hektorit, u duhet të ulen në bisedime dhe të tregojnë edhe anën e tyre më njerëzore.

Poema është një himn për koston e madhe të kompromisit, procesin e vështirë të daljes nga uni dhe rigjetjes së paqes.

Shumë media ndërkombëtare sot flisnin për mesazhin sa të tërthortë aq edhe të drejtëpërdrejtë që Irlanda i dha përfaqësuesit të një shteti të madh si Amerika, pavarësisht disproporcionit në fuqinë e tyre.

Dinjiteti e gjen rrugën… edhe në situata të pafavorshme.

Por duhet vërtetësi, respekt për veten dhe respekt për ata që përfaqëson.

Do doja shumë që edhe në Shqipëri të ketë më shumë vërtetësi e më pak turravrap ndaj më të fuqishmit…

Më poshtë, edhe poema e mrekullueshme “Armëpushim” e Longley, për ata që mund t’a shijojnë në origjinal.

“Do bie në gjunjë e do bëj ç’duhet bërë/

Do i puth dorën Akilit,

vrasësit të tim biri” (strofa IV, e fundit, “Armëpushim”, Longley)

About Redaksia

Check Also

“Marshi për Liri” – thirrje e fuqishme për pafajësi për heronjtë e Kosovës në Hagë!

Nga Bujar Leskaj Dje, me qindra mijëra qytetarë nga Kosova, Diaspora dhe Shqipëria, realizuan në …