Boçi: Nuk janë vetëm inceneratorët, janë dhe rrugët, Ferri ku do digjet Rama dhe qeveria e tij

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi ka dalë gjatë ditës së sotme me një deklaratë nga selia e PD. Ai ka akuzuar Kreun e qeverisë Rama se po kërkon ti shmanget debatit parlamentar pas ndryshimeve në kabinetin e tij qeveritar.

Kjo sipas deputetit demokrat, “dëshmon panikun që ka mbërthyer Ramën nga e vërteta e korrupsionit marramendës që ka përfshirë atë dhe qeverisjen e tij”.

DEKLARATË E N/KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LUÇIANO BOÇI

Rama kërkon të fshehë në çdo mënyrë dështimin e qeverisë së tij të zhytur kokë e këmbë në korrupsion.

Nuk janë vetëm inceneratorët, ferri ku do digjet ai vetë dhe qeveria e tij.

Janë dhe rrugët me kosto të shumëfishuar korruptive.

Janë dhe investimet gjoja strategjike të familjarëve të ministrave të tij, që kanë rrëmbyer pasuritë publike dhe private të shqiptarëve.

Është dhe Butrinti që po i dorëzohet një shqiptarofobi dhe interesave të pista ekonomike.

Për këto arsye Rama kërkon t’i shmanget debatit parlamentar denoncues nesër,  për rrokadën e korrupsionit që do bëjë, sa për t’i hedhur hi syve shqiptarëve.

Partia Demokratike kërkon zbatimin e rregullores, ku saktësisht ndryshimi i Keshillit të Ministrave dhe i programit qeverisës, siç e ka shprehur vetë Rama, shoqërohet me debat parlamentar.

Çdo refuzim nga ana e Ramës, nëpërmjet znj. Nikolla, është shkelje e Kushtetutës dhe e rregullores së Parlamentit.

Njëherazi, dëshmon panikun që ka mbërthyer Ramën nga e vërteta e korrupsionit marramendës që ka përfshirë atë dhe qeverisjen e tij.

Rama nuk mund të blejë qetësinë e pushimeve të verës me vrasje debati.

Protestat për rrëzimin e tij do të jenë dhe më të fuqishme!

About Redaksia

Check Also

Një rrëfim ndryshe për Berishën

𝐒𝐢𝐤𝐮𝐫 𝐭ë 𝐦𝐨𝐬 𝐢𝐬𝐡𝐢𝐧 𝐝𝐞𝐧𝐨𝐧𝐜𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐩𝐚𝐟𝐮𝐧𝐝𝐦𝐞 𝐭ë 𝐁𝐞𝐫𝐢𝐬𝐡ë𝐬 𝐩ë𝐫 𝐭ë ç𝐚𝐫ë 𝐩𝐫𝐨𝐩𝐚𝐠𝐚𝐧𝐝ë𝐧, 𝐬𝐡𝐮𝐦ë 𝐧𝐠𝐚 …

Leave a Reply