Kryetari i PD, Sali Berisha ka akuzuar Policinë e Shtetit se ka fshehur një krim që ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës. Fjala është për aksidentin e shkaktuar nga shoferi i Dallandyshe Bicit, zv.ministres së Mbrojtjes, ku një person ka përfunduar në spital. Por, për këtë aksident, Policia që nuk ka raportuar, është nxjerrë në skenë një person tjetër si autor.
Reagimi kreut të PD, Berisha
Policia fsheh krimin! Akt i shëmtuar.
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Mirëmbrëma doktor Berisha, dua të të jap një informacion.
Shoferi i Dallandyshe Bicit, Denis Preza, ka përplasur një person me makinën e Ministrisë në Tiranë dhe nuk u raportua nga Policia.
Dërguan dikë tjetër sikur e bëri ai aksidentin, kurse i aksidentuari është në Spitalin e Traumës.
Gazeta RD