Berisha paralajmëron Ramën: Po rrite çmimin e energjisë, do përballesh me revoltën më të madhe

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paralajmëroi Edi Ramës që të mos rritë çmimin energjisë elektrike, pasi do të përballet me revoltën më të madhe qytetare.

Berisha akuzoi qeverinë se po abuzon me krizën energjetike, duke vjedhur me çmimin e blerjes në bursa.

“Nëse guxon të rrisësh çmimin për konsumatorin, do të përballesh me revoltën më të madhe popullore që ka njohur. U bëj thirrje qytetarëve të përgatiten me të gjitha mundësitë, ndaj këtij njeriu që është i aftë të bëjë gjithçka kundër jush, vetëm për të pasuruar veten, familjarët dhe rrethin e tij. Edi Rama mos luaj me çmimin e energjisë, përndryshe, PD do të organizojë një nga revoltat më të fuqishme që ka parë ndonjë vend. Po tejkalohet çdo lloj limiti. Edhe tani po i zbrazin digat”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha takohet me republikanët e Trump dhe konservatorët britanikë

Partia Demokratike forcon bashkëpunimin me Republikanët amerikanë dhe konservatorët britanikë për zgjedhjet e 11 majit …

Leave a Reply