Berisha: Çmenduri! Rama ua shet shqiptarëve energjinë me çmim 98 herë më të lartë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë transparencë në lidhje me kostot dhe çmimin e shitjes së energjisë elektrike. Sipas Berishës, Rama e shet 98 herë më shumë çmimin e energjisë elektrike, krahasuar nga kostoja.

Tani dua të ndalem tek çmimi dhe uji i ngrohtë në shkollat gjermane. 60% e energjisë në Gjermani prodhohet nga gazi dhe nafta.

Asnjë kilovat orë në Shqipëri nuk prodhohet nga gazi dhe nafta.

Kostoja e prodhimit të energjisë në Gjermani është dhjetëra herë më e larët se në Shqipëri.

Nuk ka vend në botë që t’i shesë energjinë qytetarë të tij me çmim 98 herë mbi koston, kurse bizneseve mbi 210 herë mbi koston.

Kostoja është 0.9 lek e prodhimit të energjisë në Shqipëri. E shet me 95 lek tek konsumatori, e shet me 200 lek te biznesi.

Çmenduri! Çmenduri e vërtetë.

E shisnim me 60 te biznesi, me 70 te konsumatori deri në 300 kilovat dhe nuk kishte asnjë humbje. Pra, nuk ka asnjë lloj lodhjeje. Kriza energjetike me të cilën kërcënon Edi Rama ka në themel vetëm vjedhjen nëpërmjet tregtimit të energjisë.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply