Kriminaliteti i lartë, qytetarët në Laç dalin në protestë

Qytetarët e Laçit kanë dalë në protestë ditën e sotme, për shkak të rritjes së kriminalitetit në këtë qytet. Me pankarta në duar, qytetarët kërkojnë marrjen e masave për të ulur numrin e vrasjeve dhe atentateve që ndodhin. Protestuesit kanë ironizuar faktin se viktimat më shpejt i ka gjetur hasmi se sa shteti.

“Katër nëna kanë varrosur bijtë e tyre të cilët më shpejt i gjeti hasmi sesa shteti,” tha një qytetare.

“Ne po kërkojmë që punonjësit që marrin rrogat me taksat tona të mos bashkëpunojnë me krimin. Të mos i japin atij krimi, atë frymë që ti duket vetja i fortë,” tha një qytetar.

Protesta e qytetarëve në Laç zgjati rreth 1 orë dhe u përmbyll përballë Komisariatit të Policisë së Laçit.

About Redaksia

Check Also

Skandali-Rama me paratë e shqiptarëve/ 50 milionë euro për stadiumin që do çmontohet pas koncerit të Kaney West

Ermal Hasimja 50 milionë euro nga qeveria për stadiumin 1 ditor për koncertin e Kanye …

Leave a Reply