Klodian TOMORRI
Kryeministri paska thene se terminali i ri ne Aeroportin e Rinasit qe u inaugurua sot, duhej te ishte bere para shume kohesh. Por sipas tij, kompania kineze qe kishte koncesionin ishte problematike dhe nuk respektoi kontraten. Dhe meqe kompania kineze nuk e respektoi kontraten cfare beri qeveria?
Fillimisht i fali 84 milione dollare, qe ata duhet t’i derdhnin ne buxhet per shkak se kishin realizuar fitime mbi skenarin qe parashikonte kontrata koncesionare. Ishte e shkruar e zeza mbi te bardhe ne kontrate nga qeveria e Fatos Nanos. Neni 19.4. Nese kompania fitonte me shume se skenari baze duhej qe ose te kthente parate ne buxhet ose t’i kapitalizonte ne investime. Asnjera nuk u be. Qytetareve u zhvaten 84 milione dollare me bekimin e qeverise.
Por ky ishte vetem favori i pare qe qeveria i beri asaj kompanise kineze qe nuk paska respektuar kontraten. Favori i dyte edhe me flagrant.
Ajo zgjatja e afatit me 13 vjet ne fakt ishte indirekt subvencion per kinezet. Sepse pa ate aeroporti nuk shitej kurre 70 e ca milione euro sa u shit.
Nje kompani tjeter e interesuar per blerjen e Aeroportit, e cila nuk e dinte lojen e zgjatjes se afatit ofroi me pak se 30 milione euro per ta blere. Aq ishte cmimi real i koncesionit me vitet qe kishin mbetur.
Pra kush u perfitoi me shume nga zgjatja e afatit? Pikerisht ajo kompania kineze qe sot kryeministri gjoja e akuzon se nuk respektoi kontraten. Po pse perfitoi ajo? Budallenj ishin qeveritaret tane, qe i moren keto vendime. Nuk ishin budallenj hic, por jane te thella keto pune.
Ne fakt, pronaret qe shiten Aeroportin nuk ishin kineze autoktone. Faktikisht pronaret e vertete ishin ca kineze ketej nga Shqiperia, te fshehur neper shpellat offshore te Singaporit. Dhe kryeministri duhet ta dije besoj, kush i mori ato 74 milione eurot e shitjes se Aeroportit.
Ndaj u zgjat koncesioni me 13 vjet, nderkohe qe duhej t’i kthehej shtetit. Por shendet.
Rendesi ka ky terminali qe u inaugurua dhe ato pasaportat qe tani nuk do kontrollohen me me dore, por do kontrollohen me xek xek. Fjala e mire dhe guri ne traste.