Rusia del në krah të Vuçiç

Rusia ka reaguar pas tensione të krijuara në Veri të Kosovës, mbrëmjen e 31 korrikut, disa orë para se të niste zbatimi i paralajmëruar i reciprocitetit, që u shty deri në shtator pas të shtënave me armë dhe sjelljes së dhunshme nga serbët. Rusia në reagimin e saj deklaron mbështetjen “e plotë për Serbinë” duke këmbëngulur se “të drejtat e serbëve duhet të respektohen”. Në një deklaratë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov thotë:

“Ne qëndrojmë pranë serbëve që jetojnë në Kosovë. Ne besojmë se [kërkesat e autoriteteve të Kosovës] janë absolutisht të pabaza”, duke iu referuar përpjekjes së autoriteteve të Kosovës për të vendosur kufizime ndaj serbëve që hyjnë në territor dhe jetojnë në rajonin verior.

About Redaksia2

Check Also

Drejtori i FBI mashtron Amerikën dhe botën për atentatin ndaj Trump

Donald Trump u godit në veshin e djathtë nga një prej plumbave të atentatorit Thomas …

Leave a Reply