Pse shërbëtorët e Ramës në PD nuk e duan këtë Parti të bashkuar

Nga Redin HAFIZI

Mes demokratesh nuk zgjidhen problemet me polici, por me dialog. Basha per interesa te tij personale dhe te biznesit familjar ka mbyllur cdo shteg ne kete rruge dhe madje kerkonte te conte PD ne shkaterrim. Ai nuk kryeson demokratet me, por thjesht nje grup te vogel rreth tij qe vetequhen elita. Jane keta qe ushqehen nga biznese te ndyra me mbeshtetje qeverritare dhe interesa te tjera per te krijuar nje rrjet qe interferon deri ne institucione te drejtesise dhe biznesit financiar. Ka qene ky qellimi qe Basha dhe e ashtuquajtura elite e luksit kerkonin me cdo kusht viktima. Permes Spartak Brahos, nje dite me pare Basha perhapi nje lajm qe synonte acarimin e situates.

Te njejtit skenar i kane sherbyer mashtrimet e tij dhe Bardhit dite me pare. Pra ka qene e qarte se teorite per ndryshim ne PD eshte vendosja e demokrateve nen dhunen e interesave te elites se luksit. Kjo skeme ra ne konflikt me varferine e tejskashme te demokrateve te vertete dhe kulmi i ketij konflikti arriti ne 8 janar. Ne kete dite demokratet e injoruar, mashtruar, varferuar, zhgenjyer e te harruar, pane se dyert e shtepise se tyre u mbyllen serish per interesa te ngushta biznesesh te ndyra dhe me pas u dhunuan serish per te njejtat interesa. Ne kete moment letrat u hapen dhe palet u pozicionuan edhe fizikisht. Dialogu kishte vdekur.

Kur vendoset kordoni i policise, perballe jane kundershtaret e regjimit e pas policise qendrojne sherbetoret e regjimit. Basha dhe sherbetoret e regjimit mbyllen hapesirat e komunikimit dhe dialogut me dyer te blinduara. Kur demokratet i thyhen ato barriera per te hyre ne shtepine e tyre dhe te bisedonin per zgjidhje, demokratet u rrahen dhe u helmuan nga banditet e Lulzim Bashes. Pra tashme inati eshte dyfish, pasi demokratet nuk ndihen vetem te menjanuar pas dyerve te blinduara, por edhe te dhunuar deri ne tentative per helmim. Megjithate demokratet, me forcen e qendreses vazhduan te insistonin te hynin ne shtepine e tyre.

Çfare do te ndodhte nese demokratet jashte do te takoheshin me ata pak qe ishin brenda? Asgje e vecante, pervec se nje feste per fitoren e bashkimit te demokrateve dhe deshtimin e regjimit per percarje. Zagaret e Rames si Basha dhe Alibeaj flasin per skenare me te vdekur. Kjo nuk eshte e vertete, pasi nese demokratet e menjanuar jashte bunkerit te Bashes, do te ishin te afte per vrasje, e kishin mundesine. Basha e hodhi Roland Bejkon si mish per topat e Bashes. Edhe pse demokratet ishin te inatosur per shkak te zhgenjimit, edhe pse Bejko u tregoi gishtin, demokratet e shoqeruan jashte oborrit, pasi kjo ishte cfare ai donte dhe ka kohe qe nuk eshte pjese e PD se demokrateve qendrestare.

Pra ky eshte vezhgimi realist duke pare cfare ndodhi. Nese kishte nje njeri te interesuar qe te mos kishte viktima ai eshte Sali Berisha, pasi ai tashme eshte shume i ngarkuar. Nderkohe me te interesuar per viktima ishin Basha, Alibeaj, Bardhi dhe zagare te tjere te Rames. Vetem ne kete menyre Berisha i jepte fund karrieres dhe jo vetem. Por skenaret e zinj te Bashes qe u paralajmeruan nga Spartak Braho nuk ndodhen. Nderkohe demokratet ishin vec nje mur larg bashkimit dhe kjo do te ishte humbje e Bashes dhe Rames, por fitore e PD.

Sherbetoret e Rames ne PD nuk e duan kete parti te bashkuar dhe te forte dhe kaluan ne skenarin final per te dorezuar seline ne duart e krimit te regjimit. Ne kete moment Basha kerkon ndihmen e Rames edhe me logjistike. Ky i fundit duke e njohur se cfare mashtruesi Basha eshte i kerkoi Bashes qe te kerkoje publikisht ndihmen e policise. Kur kerkesa e Bashes doli me titra ne te gjitha televizionet, atehere FNSH dhe makinat e ujit nisen dhunen ndaj demokrateve.

Ky moment provoi tashme edhe me pamje ne te gjitha televizionet brenda dhe jashte se PD e vertete e demokrateve mbeti perballe policise ne lufte pa kompromis kunder regjimit te Rames. Nderkohe Rama, Basha, Alibeaj dhe zagaret e narkoshtetit u mbrojtjen serish me FNSH dhe gaz helmues. Kjo eshte e verteta dhe çdo deformim tjeter eshte interpretim sorosian i realiteteve sipas mendjeve te korruptuara.

About Redaksia

Check Also

Italia: Përgjimet e SKY ECC mund të përdoren si prova ndaj krimit

Përgjimet e mbledhura nga platforma SKY ECC, sipas Gjykatës së Kasacionit në Itali mund të …

Leave a Reply