LB vërtetoi fallcitetin dhe mjerimin e tij politik!

Nga Rezenbrik SERJANI

LB nga sot mbetet një jogjallesë politike, ai është thjeshtse një shitës i pashpirt i kauzave të demokratëve gjatë 8 viteve.Për të dhe për mjeranët e tij, PD është një SH.P.K lekësh dhe interesash!

Është një uzurpues i paepur i çdo ideali demokratik, duke e kthyer mision të tij çdo ditë që ka kaluar dhe kalon minimin e vlerave demokratike.

LB vërtetoi ligësinë e tij të pashoq ndaj demokratëve, ndaj njerëzve të lirë dhe të ndershëm, ndaj ne demokratëve që për 8 vite me mish dhe me shpirt u munduam dhe stërmunduam për ta bërë këtë vemje politike, një “njeri të gjallë politik”.

Nën tymueset e urrejtjes, nën tymueset e shtypjes dhe dhunës ishim ne, demokratët, ishim ne njerëzit e lirë të këtij vendi, ishim ne ata që e donim atë vemje kryeministër, ishim ne që nuk lam rrugë e rrugicë për të kërkuar votën, ishim ne që nuk lamë derë e portë pa troktur, që nuk lamë sakrificë e mundim pa bërë.

E dhimbshme dhe lënguese ajo që na u bë ne demokratëve, ne të lirëve, ne idealistëve, ne njerëzve të sakrificës dhe idealit më të lartë!

Lulzi,
E dhimbshme se si e ktheve PD-në e lirë, në bunkerin tënd hitlerian dhe në dhomën e tymit dhe gazit përcëllues për ne të lirët, për ne demokratët.

Shkele çdo normë dhe etikë politike, morale dhe njerëzore.
Askush nga ne, që ishim aty dhe do jemi aty e çdokund për idealin e vetes dhe PD-së, nuk ta kishte borxh.

Përveçse borxhli, Lulzi, për ne u ktheve një monstër politike, një shpifësirë politike!

Lulzi, turpi do të mbulojë në histori; turpi është epitafi jot politik, epitaf që tu gdhend dje, dhe do të përndjeki jetë e mot!

About Redaksia

Check Also

Pushime luksi dhe forma seksi, kush është drejtoresha e Veliajt që…

Këtë të enjte u lëshuan 9 urdhër-arreste në lidhje me dosjen “5D”, ku u arrestuan …

Leave a Reply