Basha, në hasmëri me demokratët nga 8 janari

Nga Bledi KASMI

Me dhunën dhe helmimin masiv që Basha u bëri demokratëve duke i prerë ata në besë në shtëpinë e tyre, ai duhet të kuptojë se është në hasmëri të përjetshme me demokratët.

Madje jo vetëm ai, por të gjithë mercenarët që ishin me të dhe kanë gisht në krimin e 8 janarit janë identifikuar dhe nuk do të mund të shpëtojnë nga gjykimi i demokratëve.

Drunjtë mbi kokat e demokratëve paqësorë dhe helmimi masiv me lëndë kimike ishin në fakt dëshmia e një urrejtje të dyfishtë ndaj demokratëve.

Ishte në rradhë të parë hakmarrja e regjimit ndaj kundërshtarëve politikë, por edhe e Bashës ndaj demokratëve, që e shkarkuan me votë në Kuvendin e 11 dhjetorit.

Ndaj ndodhi ai krim urrejtje me ato përmasa të papara në këto 20 vitet e fundit.

About Redaksia

Check Also

Rama në monologun e viktimës, heroit dhe të inkriminuarit

Nga Alfred LELA Edi Rama, në monologun e gjatë të një të diele, kur njerëzit i …

Leave a Reply