Zyrat e FRPD kthehen në magazina, të rinjtë: PD nuk është pronë private e Bashës!

Të rinjtë e FRPD i kanë gjetur sërish dyert mbyllur në selinë blu. Ata kanë dhënë një deklaratë për mediat.

“Ne jemi një grup të rinjsh nga kryesia anëtarë të FRPD erdhëm në zyrat e FRPD për të zhvilluar  një mbledhje pune, por siç e patë zyrat janë mbyllur dhe kthyer në magazinë. Logot e FRPD janë zhdukur. Është shokuese kjo që po ndodh. Unë jam Minushe Lazaj, jam në FRPD.

Kam kontribut 15-16 vitesh në forumet e PD-së dhe e punësuar në departamente të PD-së dhe sot nuk lejohem të hyjë. Zyra ime është bastisur. Është lyer me alkool për të fshirë gjurmët.

Është tragjike që PD është aset kombëtar dhe të shndërrohet në këtë derexhe nga ai që konsiderohet si lider europian.

Këlliçi e denoncoi bastisjen e zyrave të PD dhe policia nuk iu përgjigj, kurse thirrjes së Bashës menjëherë. Pra, lëvizje me dy standarde.

Kjo është tragjike për Shqipërinë që po cenohet pluralizmi. Nëse zoti Basha ka dyshim mbi shumicën dërrmuese të demokratëve atëherë të kalojë në votëbesim. Kujt i trembet ai? Le ta kalojë në votë. PD nuk është pronë private, por e gjithë anëtarësisë së PD dhe formohet nga anëtarësia, jo nga kryetari që është sot e nesër vjen dikush tjetër”, tha anëtarja e FRPD, Minushe Lazaj.

About Redaksia

Check Also

OECD: Shqipëria përkeqësohet në 28% të objektivave të zhvillimit 2030, arsimi rënie skandaloze

Shqipëria ka bërë progres të moderuar drejt arritjes së objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të …

Leave a Reply